Unë nuk mund të pranoj të më rritet rroga mbi mjerimin e të varfërve

0

Shkruan Dr. Ndoj Mhilli

Rritja e pagave një gafë ekonomike dhe paftyrësi e pashoqe mbi dhê. Pra një zgjidhje deus ex machina – artificiale.

Rrogat u rritën, mirëpo askush nuk pyet nga erdhën lekët! Qeveria në Dhjetor të vitit 2022, për festat e fundvitit, nuk kishte lek të jeptë një gjel deti dhuratë për pencionistët? Kësisoj me ndërmendet pyetja nga erdhi gjithë ky lek tani ?!! A nuk është pak e çuditshme o njerëz??

Dihet se rrogat po rriten (siç shpejt do të rriten edhe pensionet dhe asistenca sociale) me “urdher” të USA dhe UK dhe me financime të tyre nëpërmjet fondit 900 miljon euro që na u ofruan nga partnerët tanë (Fondi Monetar Ndërkombëtar) si mbështetje për Shqipërinë. Gjë që është dhënë para pak ditësh në media. Ndërkaq, një pjesë e tyre janë edhe para të sekuestruara nga SHBA, pikërisht kësaj kaste politiko-ekonomike kriminale. Pra një pjesë e  parave janë pasuri të vjedhura popullit shqiptar nga kjo kastë kriminale politike dhe ekonomike së bashku me sistemin rrënimtar të vendit. Me pak fjal po ju kthen USA dhe UK disa nga parat e vjedhura nga këto banda politike në pushtet për 32 vite – sistemi. Kjo falë edhe punës së pa lodhur, në mes të dy zjarreve, bandave, të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila meriton falenderime nga çdo shqiptar që e do këtë vend. Sidoqoftë, Amerikë reago, sepse çakejt ju sulen thesit të parave akoma pa mbërrit në mënyrë që të rreken të ngopin pangopësinë e tyre 32 vjeçare.

Në këtë kontekst rritja e rrogave kur nuk justifikohet ekonomikishte është diçka artificial dhe e dëmshme në vetvete për ekonominë. Pra këto miljona euro, të marra nga thesi perëndimor, që do të shkojnë për rroga të veglave të sistemit, që kanë rrënuar jetën e çdo shqiptari, duhet të investohen në industrin minerale, turizëm, bujqësi, arsim, teknologji etj. Në mënyre që të garantohet rritja ekonomike e vendit dhe qytetarëve, e jo e veglave kriminale dhe antinjerëzore të sistemit dhe kastës politike 32 vjeçare. Kësisoj, gjykoj se këto veprime janë totalisht të pa ndershme dhe të dëmshme në vetvete për ekonomine e vendit në kontekstin afatmesëm.

Shqiptar asnjë politikinai në këtë vend nuk duhet t’i jini shumë mirenjohës për këtë, pavarsisht se mund të ketë ndonjë meritë, përveçse USA dhe UK. Megjithatë as ketyre nuk iu jam shumë mirënjohës, sepse heshtja e tyre e gjatë është disi e pafalshme. Megjithëse kur ne nuk bëjmë detyrat kombëtare dhe shitemi në çdo kazan ballkanik antishqiptar, nuk kemi fytyrë t’ua lëmë fajin të tjerëve.

Nga ana tjetër të rrisësh rrogat atyre që janë shërbëtorë të këtij sisetmi dhe kanë vjedhur, frustruar qytetarët me burokracitë dhe korrupsionin e vazhdueshëm nuk i kanë lënë gjë mangut as politikanit më të keq të këtij vendi, madje as pushtuesve e mbi të gjitha kanë zhvatur dhe rrënuar shoqërinë shqiptare, është sa tragjike aq edhe komike, si rrjedhim është e shpifur dhe e neveritshme. Pikërisht këta shpirtëligj funksionet dhe detyrat që kanë marrrë nuk i kanë shfrytëzuar me qëllim që të lehtësojnë me aq sa të mundninin jetën e qytetarëve, por përkundrazi 90% e tyre i kanë përdorë këto detyra dhe funksione për të shtypur të tjerët. Pra pushtetin e dhënë e kanë shfrytëzuar në funksion të së keqes dhe shëndërrimit të shoqërisë shiqptare në një çmendinë të pshtirë, ferr dhe shtypje e nënvlerësim të të tjerëve, duke krijuar e mbrujtur kulturën e gangsterit dhe gagsteres podhace, e mbi të gjitha të pandershmërisë dhe korrupsionit në të gjitha hallkat shtetërore të këtij vendi. Si pasoj së bashku me politikanët kanë kontribuar në vrasjen e shpresës, dëmtimit kulturor, krijimit dhe frymëzimit të kulturës së korrupsionit dhe shpopullimit të vendit. Nga kjo del se jo vetëm politikanët janë rrënimtarët e këtij vendi, por edhe servilët dhe shërbëtorët e pushtetit të tyre, duke shëndërruar vendin në një shoqëri në depresion të thellë.

Këtu më lejoni të rendis disa arsye logjike, sipas meje, se përse nuk duhet të rriten rrogat:

Së pari USA dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar, duke ushtruar dhe vendosur kushte qeverisë, duhet të çoj në veting dhe para drejtësisë politikanët, mjekët, policët, pedagogët, infermierët dhe të gjithë nënpunësit e administratës publike dhe shtetërore që kanë abuzuar rëndë me detyrat e tyre gjatë këtyre 32 viteve. Pra të vendosi drejtësinë dhe pasatj të rriten rrogat për ata që e meritojnë. Në të kundert ju do të lini përshtypjen se jeni bashkëpuntorë të mjerë të këtij sistemi dhe kaste kriminale dhe antinjerëzore politike

Së dyti pari nuk mund të rriten pagat edhe për hirë dhe rrespekt ndaj të pamundurve në këtë vend.

Së treti mbi të gjitha dhe para të gjithave duhet të rritet asistenca sociale dhe kujdesi maksimal ndaj të varfërve që në këtë vend janë me shumicë.

Së katërti rritja e pagave duhet të vij vetiu si pasojë e rritjes reale ekonomike.

Së fundi, këto para duhet të hidhen në investime në industri, infrastrukture, bujqësi, turizëm dhe arsim etj.

Turp i madhe për deputetët e qeverisë dhe sidomos opozitës, që në vend që të kerkonin rritje të asitences sociale dhe pensioneve, kërkuan rritje për kastën e korruptuar politike, e cila ka 32 vjet që vjedh, shpërdoron e dëmton pasuritë kombëtare dhe rrënon jetën e çdo shqiptari. Këta po të shqetësoheshin për popullin që para pak diteve ja kërkuan si lypasrë votën, dhe ata ua dhanë si gomer në pamundësi për alternativa të  tjera, do duhej të kishin këmbngulë të gjithë, të majtë e të djathtë, që së pari të rritet asistenca sociale, pensionet, minimumi jetik, dhe pastaj të flisnin për rritjen e rrogave të hajduteve, rrënimtarëve të Shqiperisë, shumica e të cilëve rrogën as nuk e përfilline as nuk e terheqin në fund të muajit, sepse nuk kanë kurrfarë nevoje për të. Madje 90 % e tyre as nuk e dinë se sa e kanë rrogën, sepse rroga për ta është thjesht një shifër e pa përfillshme në llogaritë e tyre bankare qindra miljonshe.

Nga sa me sipër rezulton se edhe opozita, sikurse qeveria, nuk ka kurrfare synimi që të përmiresoj jetën e qytetarëve, por të klaneve të tyre. Kuptohet qartë nga kushdo se këta të gjithë bashkë, së bashku me sistemin, janë kundër çdo shqiptari të drejtë, që do këtë vend dhe dëshiron një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe brezat që do të vijnë. Kjo dëshmohet se në mënyrë të çuditshme në komisionin e ligjeve këta që shahen çdo ditë, si pa të keq ngriten problemin e rritjes së rrogave dhe hierarkisë së tyre, me qëllim që të rrisnin rrogat dhe përfitimet e tyre. Edhe më e çuditshme është fakti se ata ranë dakord menjëherë, madje kishin gati ligjin brënda një kohe rekord. Gjë që do të thotë se ligji ishte gati që para zgjedhjeve. Dakordësia e menjëherëshme, dëshmon qartë se ata janë e njëjta gjë e dalë nga PPSH, e për intersa të tyre dakordësohen pa një pa dy. Nga ana tjetër pikërisht për t’u realizu kjo rritje për kastën politike u shty edhe miratimi i ligjit pas zgjedhjeve, sepse Rama po ta kishte miratu një ligjë të tillë para zgjedhjeve disfata e tij zgjedhore do të kishte qenë epike, pra harta blu e jo mavi. Opozita pa shtyllë kurrizore, me dhe pa parti de jure, pasi lexoj këtë shtjellim në rrjete sociale, për të shpëtuar disi nga dakordësia absurde dhe propozimi i saj i virgjër, në parlament ditën e nesërme ndryshoj qëndrimin sa për të shpëtuar virgjërinë.

Amerika e ka zotim në kushtetute që të kujdeset për lumturinë e qytetarëve, ndërsa Shqipëria e mjerë në shekullin e XXII, nuk iu garanton as nuk rreket t’iu sigurojë as bukën e gojës atyre.

Në rrethana të tilla me mbetet t’i drejtohem popullit: çohuni o popull rrëzoni këtë kastë satanike dhe merrni lirine pas një skllavërie 600 vjeçare. Ngrihuni sepse do të rriten rrogat e klasës politike dhe argatëve të tyre dhe do të varfëroheni dhe më shume ju, sepse sipasoj e dyfishimit të rrogave të politikanëve do të rriten dhe çmimet, siç janë rritur sidomos muajin e fundit. Kësisoj jetesa juaj do të bëhet e pamundur për shkak se çmimet për çdo artikull ushqimor janë rritur edhe muajin e fundit nga grosistet që zhavsin xhepat tuaj për 32 vite, mirëpo opozita, prostitutat politike -analistët/mediat dhe “intelektualët” e ketij vendi heshtin, sepse janë vegla të këtij sistemi.

Sidoqoftë paturpësia në këtë vend nuk ka shoqe mbi dhê.

Në një situatë të tillë tragjikomike dhe absurede një mori pyetjesh me vinë ndërmend: O politikanë faqezinjë e të pa shpirtë, po si mund të paranoni rritje rrogash kur një pjesë e mirë e popullit dergjet në mjerim? Po si mund të pranoni rritje rrogash kur në këtë vend ka femije të veshur keq e mbi të gjitha të pa ushqyer? Po si mund të pranoni rritje rrogash kur ka femij që nuk kane çfarë të shtrojë për me flet dhe kur shtëpia kasolle po rrjedhë ujë nga çatia? Po si mund të pranoni dyfishim rroge kur ka gra, vazja dhe nëna shqiptare që për të mbajt fëmijët a familjen e tyre shesin trupin nëpër bordellot e mahallës së shpifur shqiptare? E dini se përse pranoni? Sepse ju jeni të pa shpirtë, të pa Zot, faqezinjë dhe më të këqij se vetë djalli. Mjerisht edhe atij ja kaloni për nga pashpirtësia dhe ligësia. Në të kundert ju të parët do ta kishit kundërshtuar.

Dyfishimi i rrogave tuaja në kushtet e varfërisë së një pjese të madhe të popullsisë dhe shpopulllimit masiv si pasoj e varfërisë, rënies marramendëse të lindjeve dhe falimentimit të vendit, është një provë e madhe për me kuptu se nga kush jemi qeverisur për 32 vite. Presidenti i SHBA vendit më të pasur në botë, Trump, nuk ka marrë asnjë rrogë gjatë 4 viteve të qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur si shërbim ndaj vendit, ndërsa ju në një vend të varfër, përveçse keni vjedhur dhe rrenuar këtë vend, kërkoni me paftyrësi të neveritshme edhe rritje rrogash, kur varferia është ul këmbëkryq në vatrat e shumë familjeve shqiptare.

Në këto rrethana, si nënpunës i këtij vendi, dje dola në protestë i vetëm para parlamentit për me protestu kundër kësaj marrije me dy pankarta në duar me tituj: Unë nuk mund të pranoj të më rritet rroga mbi mjerimin e të varfërve, si dhe Njerëz zgjidhni prangat e skllavërisë shekullore. Madje dhash edhe një intervistë tek Report TV, mirëpo me sa kam pa nuk e dhanë, për më zi mediat tjera as nuk denjuan të më afroheshin. Sidoqoftë nuk pres më shumë nga prostitutat politike të këtij sistemi.

Kësisoj i bej thirje SHBA dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë të ndaloje këtë çmenduri shtetërore pa kurrfarë përgjegjësie kombëtare dhe humane, sepse nuk mund të pranohet asesi rritja e rrogave të të pasurve mbi mjerimin e të varfërve.

Zoti gjykoftë e hedhtë rrebeshet e tij mbi ju se s’kam gjë tjetër për me thënë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu