Presidenti Ilir Meta pak muaj më parë kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të trajtuar marrjen e masave, pasi një tërmet i fuqishëm mund të godiste Shqipërinë.
Meta iu referua një sizmiologu të njohur grek, ndërsa në atë kohë deklaratat e tij u trajtuan me humor. Madje, Presidentit iu desh që të nxirrte në një deklaratë për mediat edhe Këshilltarin e tij të Sigurisë për të sqaruar situatën.
Një ditë pas tërmetit 5.8 të shkallës Rihter, që goditi vendin, sizmiologu grek ka bërë të tjera parashikime, pikërisht mbi një tërmet tjetër që mund të ketë pasoja edhe më të mëdha.
Por gjithashtu ai ka sqaruar iu desh të përgënjeshtronte paralajmërimet e tij mbi tërmetet, pasi publiku nuk duhet t’i dijë të gjitha.
Lidhur me situatën e krijuar, në rrjet kanë shpërthyer memet.
Në memen e mëposhtme shfaqet Ulsi Manja, në cilësinë e kryetarit të Komisionit hetimor Parlamentar, të ngritur për të hetuar Ilir Metën.