U tha se u helmuan nga uji, por jo, ende mister intoksikimi i 1500 kosovarëve në Deçan. Çfarë zbuluan analizat?

0

Mbi 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga e shtuna deri sot për shkak të helmimit. Mes të helmuarve janë edhe 51 fëmijë, të cilët janë dërguar për trajtim në spital.

Dyshimet janë se helmimi ka ardhur nga uji, por kanë rezultuar negative edhe analizat mikrobiologjike të mostrave në rastin e helmimit të banorëve.

Për momentin rezulton se uji në Deçan nuk është i infektuar, duke shtuar misterin rreth helmimit masiv.

Edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani kishte thënë se rezultatet fillestare në lidhje me helmimin në Deçan, nuk japin pistë se helmimi ka ardhur nga uji.

Ai theksoi se analiza të tjera do të vazhdojnë të bëhen për të gjetur shkakun. Kujtojmë që komuna e Deçanit dje ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu