U shpall fajtor për fshehje pasurie, ish gjyqtari Ardian Hajdari dënohet me dy vite shërbim prove

0

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardjan Hajdari, është  shpallur fajtor për fshehje të pasurisë dhe është dënuar me 1 vit burgim. Gjykata e pezulloi dënimin me burg dhe e konvertoi me 2 vjet shërbim prove.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.Hajdari u akuzua fillimisht dhe për veprën tjetër penale “falsifikimi i dokumenteve”, por kjo akuzë u pushua.

Ish-anëtari i shkallës së dytë të vetingut, u kallëzua penalisht nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla për fshehje të të ardhurave tatimore dhe mos deklarim pasurie në ILKDPI gjatë ushtrimit të detyrës së avokatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu