u sekuestruan 50 mln euro, lidhja e Kristian dhe Drilona Boçit me Bes Kallakun dhe Xhensilën

0

Prokuroria Tiranë ka sekuestruar 50 milionë euro pasuri të 7 anëtarëve të një bande që janë dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas Prokurorisë, personat në fjalë kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për pasuritë e shtetasve Elman Abule dhe Kristian Boci dhe personave të lidhur me to. Sipas prokurorisë, në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre.

Por cila ka qenë lidhja e çiftit Kristian-Drilona me Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezaj?

Para disa vitesh Kristian Boçi së bashku me bashkëshorten e tij, Drilona Boci kanë pasur miqësi shumë të ngushtë me çiftin Bes Kallaku-Xhensila Myrtezaj. Nuk mungonin makinat luksoze, jahtet, udhëtimet nëpër botë, darkat dhe festat së bashku mes dy çifteve, të cilët morën vëmendjen e të gjithëve me miqësinë e tyre të ngushtë. Drilona dhe Kristjani kanë qenë edhe personat që janë marrë më së shumti me organizimin e dasmës së Xhensilës dhe Besit, madje dhe djali i tyre ka marrë pjesë në videoklipe të këngëve të Bes Kallakut.

E nuk zgjati shumë, nga ku kjo miqësi e zjarrtë të kthehej në hi në vitin 2018, ku në një moment çiftet u distancuan me njëra-tjetrën, duke kaluar befas në luftë të ftohtë. Pas heqjes nga rrjetet sociale dhe fshirjes së fotove, mes tyre filluan ‘thumbimet’ në Instagram sidomos mes Drilonës dhe Xhensilës.

Shkaku i prishjes së miqësisë së tyre është aluduar shumë, pasi shumë thashetheme qarkulluan rreth një zënke madje përplasje fizike mes Drilonës dhe Xhensilës, shkak i cili aludohet të jetë dyshimi për një lidhje të fshehtë mes Xhensilës dhe Kristianit, gjë e cila ende mbetet e pavërtetuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu