U rrah me të dashurën, gjykata merr vendimin për aktorin e njohur turk

0

Aktori turk Ozan Guven, i njohur nga roli i Rustem Pashait në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, ditët e fundit është bërë pjesë e një skandali për të cilin po flasin të gjithë. Mediat turke kanë raportuar se Ozan Guven dhe e dashura e tij, Deniz janë rrahur pas një sherri.

Të dy ata kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë dhe kanë publikuar fotot ku shfaqen me sy të nxirë e me shenja në fytyrë e në trup. Sipas dëshmive të tyre ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e aktorit në Stamboll pas një sherri mes tyre. Aktori e akuzoi të dashurën se e ka kërcënuar duke i thënë se do ja shkatërrojë karrierën.

Ndërsa ajo e denoncoi Ozan Guven se ka ushtruar dhunë pasi e kundërshtoi për sjelljen e tij të papërshtatshme. Ditën e sotme gjykata ka dhënë vendimin për aktorin i cili për 2 muaj nuk mund t’i afrohet të dashurës së tij. Ozan Guven e ka kundërshtuar vendimin duke treguar edhe fotot ku sipas tij është goditur nga e dashura. Mirëpo gjykata ka refuzuar rishikimin e vendimit duke deklaruar se vendimi për aktorin është marrë në bazë të ligjit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu