Burak Ozçivit është një ndër aktorët më të talentuar dhe të pëlqyer në Turqi, Shqipëri Lindjen e Mesme e jo vetëm. Ndonëse në vendin tonë, 34-vjeçari u bë shumë i njohur me rolin protagonist në serialin “Dashuri e pafund” e u njoh gjerësisht si Kemali, aktori në vendet e Lindjes së Mesme është i njohur edhe për fushatat e reklamave dhe bizneset që po zhvillon në ato vende.
Ditën e djeshme aktori turk ka shkuar në një qendër tregtare ku është pritur nga shumë fansa të tij. Fansat kanë qenë të shumtë në numër saqë është dashur ndërhyrja e policisë. Sipas disa burimeve pranë Burak thuhet se ai ka qëndruar atje për rreth dy orë ku ka dhënë dhe intervista për disa media.