Turmat që përdhunohen mendërisht

0

Shkruan Zef Ndreka

Doktori nuk rezultoi politikan siç na është shfaqur, apo siç është përpjekur të na shfaqet. Ai nuk është treguar aspak i tillë në tre dekada, e veçanërisht nga dekada e fundit deri më sot. Mediat e paguara prej tij dhe oligarkëve të tij, sidomos pas 9- Shtatorit të vitit të kaluar, më kot janë munduar duke pretenduar të na e ofrojnë si shpresën e vetme të vëndit, si politikan rrace, si njeri i drejtë e i pa korruptuar, si Mali i Dajtit, apo magnet i njerëzve, si personi i vetëm që e mund Edi Ramën, etj.
Ai, nuk është gjë tjetër, veçse siç rezultoi, një viktimë e të gjitha të këqijave të vetës së vet.
Një njeri që nuk njeh miqësi por vetëm interes, që mendon se gjithë njerzit duhet të punojnë vetëm për të e për familjen e tij, një njëri që ka ngjyer dhe ndotur duart në buxhetin e popullit, në pasuritë e tij, një njëri që mendon se USA-të e kanë përsekutuar me titullin non grata, se ka mbrojtur coptimin e Kosovës nëpërmjet facebook, vetëm gënjen vetën dhe disa demokratë.
Është i kotë mundimi për të mashtruar demokratët e thjeshtë e të pa dijshëm. Të përsekutuarit dhe ish pronarët.
Enkas ato në 30 vite i ka lënë në errësirë dhe në mjerim të plotë, për t’i përdorur lehtë kur ti duhen.
Tani është momenti që i duhen me shumë se kurrë, ndaj i ndërsen kundër Ambasadores së SHBA-ve.
I tmerruar nga politika amerikane për Ballkanin perendimor, nga frika të përmend Presidentin Amerikan apo Sekretarin e Shtetit, kanë vendosur të hedhin gurin e të fshehin dorën, duke i drejtuar fletë-rrufe Ambadadorës Yuri Kim.
Shumë qesharake edhe kjo sjellje e pa denjë për një politikan, që pretendente të kishte qene edhe Burrë Shteti!
Turpi do i mbulojë shpejt , të gjithë nënshkruesit!
Berisha për të gjitha bëmat e tij , edhe për këtë të fundit, është rrjeshtuar vetë si katastrofë në historinë e Shqipërisë. Ai u tregua mjeshtërisht hileqar kur privatezoi me të pa drejtë dhe me hile levizjen më të madhe politike të rinisë dhe të popullit liri dashës shqiptarë, për t’u çliruar nga diktatura komuniste.
Por rruga 30 vjeçare e tij rezultoi fatkeqësi kombëtare për shqiptarët.
Ai, luftoi vetëm për pasurimin dhe mbrojtjen e interesave përsonale të tij dhe të familjes.
Tani, rikthimi i Berishës me foltorën e famshme të tij, e dërrmoi opozitën, e përçau, e coptoi kaqas në mënyrë të pariparueshme, duke i krijuar komoditetin e pa merituar socialistëve që po qeverisin qetë dhe duke vjedhur.
Berisha, duke njohur shpirtin prej lakejsh të turmave, monologon qetë me to, sepse e di mirë se ka të bëjë me turma pa tru e pa përsonalitet, që përdhunohen lehtësisht e mendërisht prej tij.
Ndryshe, si spjegohet ky shpërthim servilizmi ndaj një kufome politike si Berisha, i cili si një pantere anakronike totalitariste , shëtit nga foltorja në foltore, kundër SHBA-ve?!
Së fundi i ka dhënë liri më të madhe vetës duke e ngucur grethin me krane!
Do të kishte qënë mirë për të dhe salikratet t’a kishin parasysh Albert Kamus kur shkruante:
“Liri, para së gjithash, do të thotë të mos gënjesh. Sepse , atje ku gënjehet, atje ku shtohen rrenat, atje tirania ose paralajmërohet ose vazhdohet“!
Pikërisht, këtë nuk do të lejojë Amerika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu