Truke dhe sekrete stili nga Kate Middleton për flokë plot volum gjatë gjithë ditës

0

Në dimër është e vështirë të kesh flokë të bukur dhe pikërisht në prag të këtij sezoni Kate Middleton ka bërë një ndryshim në ngjyrë dhe ka zgjedhur një prerje të shkallëzuar. Në çdo dalje të sajën flokët janë të parët që tërheqin vëmendje, edhe pse gjatë viteve ajo nuk i ka ndryshuar ata sepse preferon t’i ketë të derdhur dhe të ketë mundësinë t’i stilojë në ngjarjet pak më zyrtare.

Nëse doni të gjeni mënyrën se si të keni flokë të drejtë e rrënjë voluminoze duke eliminuar efektin e ngjeshjes pas kokës, analizoni prerjen  e re të Kate Middleton: Përveçse po vazhdon udhëtimin e saj drejt biondes pas tranzicionit në nuanca karamele me shkëlqim, Kate i ka shkallëzuar shumë flokët dhe sidomos para, pa prekur shumë gjatësinë e saj të dashur. Dy balluke anësore i kornizojnë fytyrën dhe i lejojnë t’i japë volum rrënjëve, duke krijuar një efekt ‘gëzof’ dhe shumë të shndritshëm.

Për të evituar flokët e rrafshët tek rrënjët dhe të fryrë poshtë  (tani që lagështia është kudo), Kate i ka besuar jo vetëm reflekseve të bojës, por edhe fuqisë së jashtëzakonshme të shkallëzimit.

Ok, Kate ka një stilist flokësh në dispozicion për t’i bërë gjithçka ajo dëshiron, ama pas flokëve voluminozë të saj fshihet një krëhër i rrumbullaktë profesional dhe disa bigudina për t’i mbajtur valët në formë pa përdorur pjastër ose mashë. Rezultati duket super natyral dhe absolutisht anti-friz, pavarësisht të ftohtit dhe lagështisë së Londrës: jo elektricitet, jo flokë të ngatërruar, fenomen që ndodh kur përpiqeni t’u jepni volum rrënjëve.

Mes produkteve të preferuara për flokë të Kate Middleton janë shkallëzimi, një spray anti-friz për t’i spërkatur pas krehjes dhe një shkumë për t’u dhënë shkëlqim flokëve pa i yndyrosur shumë dhe duke përdorur vetëm pak para tharjes. Rezultati? Më shumë shkëlqim, flokë aspak të çrregullt dhe një objektiv i arritur: flokë të bukur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu