Trokita në zemën tënde…

0
Shkruan Mimoza Meço Lazri
Trokita në zemën tënde…
Në portën e zemrës tënde trokita,
si një vogëlushe me ndrojtjen fëminore,
porta u hap e m’u ndezën mijëra drita,
siç çelin në një kopësht mijëra lulebore.
Vështrimi yt i ngrohtë më mori për dore,
tek aromë lëshonin vjollcat, jaseminët,
ngado më shoqëronte një muzikë hyjnore,
thua vetë Vivaldi po luante “Katër stinët”.
Në atë zemër ku gjeta aq dritë e ngrohtësi,
si në burim bjeshke gurgullonte çiltërsia,
një dritë e re u ndez në sytë e mi
dhe në zemrën time trokiti dashuria.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, syze dhe kostum

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu