Trembet Ilir Meta, nis “luftën” me Autoritetin e Dosjeve pasi i zbuluan se ishte spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, fajëson Ramën se ka falsifikuar dokumentet

0

Ilir Meta ka nisur “luftën” me Autoritetin e Dosjeve, pasi ky i fundit i publikoi emrin si ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Në një kohë kur socialistët kanë bërë gati nismat ligjore për t’i mbyllur derën e politikës ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, Ilir Meta ka paralajmëruar se me 1 shtator do të padisë Autoritetin Kombëtar të Dosjeve.

Sipas Metës, padia do të ngrihet për shkelje flagrant të ligjit organik të dosjeve te Sigurimit të shtetit, për manipulim dhe falsifikim të qëllimshëm. Ish-presidenti u shpreh se për të nuk ka ekzistuar kurrë asnjë dosje, sa i përket rastit të Autoritetit të Dosjeve dhe bashkëpunëtorit të Sigurimit, shtetasit me inicialet I.M

“Nuk ekziston dhe s’mund të ekzistojë asnjë dosje për Ilir Rexhep Metën dhe kot lodhen dhe institucionet shtetërore duhet të merren me çështjen e inceneratorëve. Lidhur me ëndrrën e fundit të pjellave më të neveritshme të ish-sigurimit dhe partisë së Kristaqit dhe Kolekës, ju them se në 1 shtator do të padis penalisht autoritetin e manipulimit të dosjeve për shkelje.

I.M do të dalë spiuni ambulant Tao Tao. Një kameleon në shërbim të atij që i ofron një tender. Ky rast i autoritetit do të jetë një rast sesi keqpërdoret në mënyrë kriminale një autoritet”, tha ai më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu