Tre shenjat e horoskopit, me më pak mbarësi para festave të Dhjetorit

0

Dhjetori është i mbushur me festa gazmore, por jo të gjithë mund të jenë të lumtur.

Dhjetori pritet të jetë i ashpër, sipas parashikimit të yjeve, edhe për disa shenja të horoskopit.

Jupiteri, planeti i fatit dhe zgjerimit, është futur te zona e Bricjapit serioz që në datën 2 dhjetor. Dhe çdo gjë që preket nga Jupiteri, zmadhohet.  Imagjino po t’i shtosh kësaj përzierjeje edhe dy planetet e këqij, Saturnin dhe Plutonin.

Jupiteri zgjerohet dhe krijon më shumë hapësirë, Saturni ngurtësohet dhe ristrukturohet, ndërsa Plutoni shkatërron dhe rigjeneron. Kombinimi i këtyre tre planetëve nuk është diçka e mirë.

Ujori:

Liria ka qenë gjithnjë përparësi për Ujorin. Gjatë këtij muaji, por edhe gjatë janarit, Ujori duhet të tregohet i butë me veten, t’i japë ushqimin e shëndetshëm dhe çlodhjen që i duhet, përderisa në këtë kohë do të keni shumë dëshirë të rrini vetëm. Nëse keni mëri që ju ndjekin kohët e fundit, ka ardhur koha t’i sqaroni e t’i hiqni qafe.

Binjakët:

Binjakët kanë si Saturnin, ashtu edhe Plutonin që i ndikon situatën me marrëdhënien në çift, transformimin. Por tani që edhe Jupiteri shton forcat negative, vështirë t’i shpëtohet.

Peshorja:

Jupiteri është futur në zonën e familjes, dhe kjo krijon një ndjesi pasigurie, qoftë nga ana emocionale, qoftë nga ajo fizike. Po ashtu, marrëdhëniet që keni janë duke u vënë në provë, nuk është koha për ta fjetur mendjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu