Tre ish-Presidentët e Shqipërisë udhëtojnë drejt Hagës, takim me ish-drejtuesit e UÇK-së

0

Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi kanë udhëtuar sot drejt Hagës ku pritet të takojnë ish-krerët e UÇK-së.

Së bashku me delegacionin shqiptar, është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko.

Ish-presidentët shqiptarë pritet të takohen me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi, të cilët si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë.

Delegacionit nga Shqipëria, i është bashkuar edhe Behgjet Pacolli, ish-Ministër i Jashtëm i Kosovës.

Disa muaj më parë, në paraburgim në Hagë ka shkuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili takoi Hashim Thaçin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu