Tërbohet Bushtra e LSI-së: Mandatet tona janë ndera, gjaku, Edi Ramë Hajdutit do t’i tregojmë vëndin!

0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga mbledhja e Komitetit Drejtues të partisë që drejton ka komentuar djegien e mandateve. Kryemadhi tha se me dorëzimin e mandateve deputetët e LSI-së treguan se mandatet e tyre ishin mandate gjaku, ndërsa kryeministrit Edi Rama llumi do t’i kthehet mbrapsh.

“Në fakt, ne si struktura parti e kemi ezauruar komunikimin institiucional me mazhorancën dhe çdo institucion tjetër që ka të bëjë me funksionimin e shtetit. Skepticizmi që kishin qytetarët te loja politike, se thonin se politikanët mendojnë gjithmonë te karriket e tyre se kanë hallin e rrogave etj. Tashmë që LSI deputetët e saj të cilët dogjën mandatin me vullnet të plotë tregojnë integritetin e besueshmërinë, tregojnë që mandatet janë mandate gjaku.

Përveçse janë mandate gjaku janë mandate të atyre qytetarëve që besojnë në demokraci, në institucione. Mandatet e LSI-së nuk mund të bëheshin kurrë mandate të atyre që kanë marrë mandatet e tyre me kërcënime. Tashmë llumi që përdori Rama për të blerë mandate do t’i kthehet mbrapsh, do të mbajë përgjegjësi për atë që i ka premtuar bandave”, tha Kryemadhi.

Mw tej Kryemadhi tha se i kanë parashikuar të gjitha pasi vendosën të lënë mandatet dhe se nuk do të ndalojnë në aksionin e tyre.

“Ne jemi të përgatitur për çdo lloj skenari të mundshëm që kërkon të organizojë grupi kriminal që sot ka emrin Rilindje.Të jeni të bindur se presioni, dhuna dhe intimidimi ndaj njerëzve të LSI do të jetë pafundësisht, dikujt do ti trokasë policia në derë, dikujt do ti hiqet gruaja nga puna qoftë dhe sanitare në një shkollë fshati, dikujt do ti vijë ndonjë letër prokurorie që e thërret, dikujt do ti vijë me zarfin me para në shtëpi për të shlyer borxhet apo për të paguar shkollën e fëmijës apo diçka tjetër, dikujt do ti vendosin lëndë eksplozive në dyert e shtëpive apo bizneseve.

Nuk na ndalin dot sepse nuk është më shumicë, është vetëm dhe nuk ka më njeri që e gjëmon nga mbrapa. Është vetëm jo se është vetëm politikisht, por është vetëm si xhelati i shqiptarëve. Vendimi i opozitës është vetëm një: Ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë tonë”, tha Kryemadhi.

Ajo paralajmëroi se nga dita e nesërme të gjithë kryetarët e LSI në çdo bashki do të jenë të organizuar bashkë me kryetarët e PD-së dhe partive të tjera të frontit opozitar, ku do të ngrihen shtabet e përbashkëta për të vazhduar protestën lineare në çdo segment, çdo qytet, çdo ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu