T’përpij

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
T’përpij
T’latoj nji gungor dua,
Sa kam forc, jo nuk e di,
Sa pak n’paça, atë grimë,
Ndonji presje dhe e fshijë,
Përkulur keq aty në kurriz,
Ajo shtyllë që t’mban drejtim,
E shërojm e largojmë t’ligtë,
Nisur jam pse mos t’mbrrijë
Hiqesh zvarrë e je topit,
Shpërfill kohën edhe mu,
Mos ço mendjen n’gobellë,
T’mugët vjen mos me vepru.
U afrita t’arrijë n’cakel,
Bereqetin e vendos mirë,
E kur shoh që m’begeniset,
Ta kap botën,e ta përpijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu