Tjetër video/ Kryeministrja finlandeze vallëzime intime në një klub privat

0

Në Finlandë ka dalë një video e re që tregon kryeministren Sanna Marin të kryejë sjellje intime me një burrë, teksa vallëzon në dhomën e një klubi në Helsinki.

Episodi daton më 6 gusht, gjatë së njëjtës fundjavë kur u mbajt festa private e shfaqur në videon e parë.

Disa media lokale bëjnë të ditur se ato ditë kryeministrja ishte në detyrë dhe nuk ia kishte kaluar pushtetin ministrit të Mbrojtjes, sikurse ka bërë në raste të tjera.

Videot kanë shkaktuar polemika të shumta në Finlandë, me shumë komentues që janë rreshtuar përkrah kryetares së qeverisë nga njëra anë, por edhe me shumë kritika nga partitë e opozitës.

Vetë Sanna Marin bëri të ditur në një takim me mediat se i ishte nënshtruar testit anti-drogë, me rezultatet që pritet të dalin javën e ardhshme, kur dhe do të bëhen publikë.

Ndërkohë, ekspertët e sigurisë kibernetike kanë parashtruar mundësinë që në publikimin e videos të ketë lidhje inteligjenca ruse.

Specialilsti Petteri Järvinen, i cituar nga mediat lokale, ka deklaruar se ka mundësi që hakerat rusë të kenë depërtuar në telefonin, ose profilet sociale të ndonjë personi të afërt me Marin.

Kjo, edhe pse videoja e parë, ku liderja 36-vjeçare shfaqej duke u argëtuar në një festë private, u publikua fillimisht në profilin në Instagram të një të njohuri të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu