Tjetër foto e Vis Martinajt po bën xhiron e rrjetit, shteti nuk “din” asgjë

0

Teksa grupe të tjera kriminale po zënë tashmë hapsirën në media, si Kasandër Noga, Rrumi i Shijakut etj., sa vjen e shtohet misteri për fatin e Ervis Martinajt, i ashtuquajturi mberi i lojërave të fatit në Shqipëri.

Prapaskena sjell një tjetër foto të papublikuar më parë të Vis Martinajt, i cili shfaqet në plazh, nën shoqërinë e një personi që nuk identifikohet.

Nuk dihet nëse fotoja është bërë para apo pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij. Ka dyshime se vendi ndodhe jashtë Shqipërisë, Turqi, Greqi, Brazil apo ndonjë vend tjetër, pasi duket një hapsirë pa shezloge përreth, ku Martinaj duket i sigurt.

Por nuk përjashtohet as mundësia që Matinaj të ndodhej në zonën e Dhërmiut, ndonëse i rrethuar nga armiqtë e shumtë, të investuar për ta eliminuar fizikisht.

Prapapaskena mëson se disa nga armiqtë e Vis Martinajt, pas vrasjes së kushëririt të tij të parë Brilantit dhe dy miqve të tij, janë ngujuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu