“Shkollat janë detyruar të mbyllen në Shqipëri, janë zbrazur nga të rinjtë që emigrojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar, për të iu bashkuar bandave shqiptare të trafikimit të drogës”, shkruan “The Telegraph”.
Shkollat e pikturuara në të verdhë, në qytetin e Krumes ndoshta do të mbyllen brenda 5 vitesh, dy vite më parë kishin 100 nxënës por tashmë numri ka shkuar në 60.
“Çdo vit që pason ka një rënie të këtij numri dhe madje fëmijë në një moshë relativisht të vogël po largohen”, ka thënë drejtor i arsimit në këtë zonë, Elis Dibra.
Numërohen mijëra të rinj të cilët kanë braktisur qytetet në Veri të Shqipërisë për të mërguar drejt Mbretërisë së Bashkuar, shumë prej tyre punojnë në tregtinë e drogës, në bashkëpunim me bandat shqiptare, në Britani.
Djemtë nga Krume janë bosët e industrisë të kanabisit, në Angli!