Tharmi…

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Tharmi…

M’magjepsi magjia e asaj rreze shikimi që u hodh e sinqertë dhe e druajt
që e shfaq kristalin nga thellësia që e ruan,
dhe qetësia i ka mbështjell trupin bashkë me sytë e pafajsisë.

E tregon të vertetën e t’brendshmes,
t njeriut që i shkelet dinjiteti,
me forcën e këmbës djallzore,
E nipse mundesh me duru, por jo urë t’kalojë mbi ty ferri i zënë me tharmin e djallit.

E nga sajesa e arrogancës njerzore
që mendërisht kapërdiset në undyrën
e interesit injorant,
e mendja u mbështjell n’dembeli më lirë,
se t’rrokulliset n’trillimin tënd.

Kjo modë e kohrave moderne, erdhi e bujti mashtrimi e intriga n’përdorim
t’lloj-llojshëm
nga pëlqyes t’pa kënaqur me tjetrën
që n’hak i hyjnë ditës së bardhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu