‘Terroristë’, muxhahedinët protestojnë para stendës në Panairin e Librit në Durrës

0

Një grup iranianësh të MEK, të cilët qëndrojnë në kampin e tyre në Manzë, u ngritën në protestë, gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Ata kanë protestuar para stendës së disa personave me pankarta në duar, ku kanë hedhur librat në tokë.

U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Në lidhje me protestën kanë reaguar edhe zyrtarisht muxhahedinët e MEK, të cilët thonë se ato janë pjesë e një rrjeti spiunësh dhe terroristësh të lidhur me Gardën Revolucionare Iraniane.

Sipas MEK, rrjeti inteligjent-terrorist i IRGC dhe shërbimet e sigurisë të regjimit iranian vazhdojnë të veprojnë në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu