Tërbohen Rama e Biba pasi 30 Qershori nuk do njihet:: Gjykata rrëzon votimet e 30 Qershorit

0

Pas vendimit të Gjykatës së Durrësit e cila nuk i dha mandatin e kryebashkiakes Valbona Sako duke i quajtur zgjedhjet e 30 Qershorit nul dhe të paligjshme, çka hapë rrugën që një gjë e tillë të marrë përmasa kombëtare, ka reaguar edhe kreu i PD ,Lulzim Basha :

Reagimi i plotë :

Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor.

Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu