Gjykata e Strasburgut e cila prej vitesh ka hetuar tragjedinë e Gërdecit, ka gjetur disa shkelje dhe ka kërkuar dëmshpërblimin financiar për 17 persona, të plagosur dhe familjarë të viktimave.
Në dosjen e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është konstatuar shkelja e nenit 2 të konventës për të drejtën e jetës, duke vlerësuar se zgjedhja e Gërdecit si vend i objektit të çmontimit të armëve ishte bërë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret e shtetit. Kjo pasi zona nuk ishte e licencuar për ruajtjen dhe demontimin e municioneve dhe as si depo municioni.
Gjithashtu, gjykata thekson faktin se një operacion i tillë nuk duhej të kryhet kurrë pranë rrugëve publike dhe banesave.
Më tej, thuhet se “procedurat e përdorura në objektin e Gërdecit kanë qenë të pasigurta dhe jo në përputhje me standardet normale të punës në vendet e punës që kanë të bëjnë me eksploziv dhe lëndë shtytëse. Asnjë inspektim nuk ishte kryer nga autoriteti shtetëror përgjegjës për sigurinë e punës aty”.
Për shkak të këtyre shkeljeve të konstatuara, gjykata ka urdhëruar shtetin shqiptar që të dëmshpërblejë me 170 mijë euro personat e mëposhtëm që kërkuan drejtësi te ndërkombëtarët dhe janë të plagosur, e familjarë të viktimave.
Dëmshpërblehen me 12 mijë euro bashkërisht
Zamira DURDAJ
Feruzan DURDAJ
Dëmshpërblehen me 10 mijë euro
Aishe SELAMI
Pashk KAÇI
Mirela HAZIZAJ
Miselda ZGURI
Medi GOLA
Rabie GËRDECI
Shaban BRAHUSHI
Sabrie PICARI
Dylbere PRINI
Adelina CANI
Meltina HAKA
Bege ALIU
Esmeralda SEFAJ
Roxhens DURDAJ
Alketa HAZIZAJ








