Tensione dhe kaos në Parlament. Deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur grumbullimin e karrigeve në foltoren e Parlamentit të Shqipërisë, duke ndjekur të njëjtin skenar si në seancat e shkuara.
Deputeti Flamur Noka po përplaset me punonjësit e Gardës.
Teksa deputetët e opozitës tentojnë që të hyjnë në Kuvend, Garda ka vijuar kontrollet. Gjatë pamjeve live të përcjella nga News24, dëgjohet deputetja Albana Vokshi që replikon me një punonjës të Gardës.
“Kalova te skaneri, kush je ti mo që më prek?!”, dëgjohet teksa thotë Vokshi. Ndërkohë në debat ndërhyn dhe Bardhi, që i kërkon punonjësit të Gardës që mos të prekë deputetët.