Policia e Shtetit ka nisur menjëherë nga arrestimet pas mbylljes së protestës së opozitës. ditë e sotme.
Me dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariatet e policisë. Kjo ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike dhe te te afermve te te arrestuarve.
Minutat e fundit janë plot tension. Dhjetera qytetarë janë mbledhur përpara dyerve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e personave të ndaluar, duke akuzuar policine per reprezalje e dhune ndaj protestuesve paqesore.
Pas protestës masive të organizuar sot nga opozita, Policia ka ndaluar edhe eksponentë të Partisë Demokratike të cilët janë shoqëruar me forcë në komisariat. Në Fier ështe ndaluar kryetari i PD-së, i cili me pas është liruar për mungesë provash.