Teatri politik i kërpëratave…

0

Shkruan Zef Ndreka

Vazhdon teatri politik jo vetëm djathtas e majtas, pra jo vetëm nga PD-ja dhe PS-ja, Por edhe nga partitë e tjera politike që garojnë për zgjedhjet politike te 11 majit.
Konkretisht, PD-ja e mbushi listën e mbyllur pothuaj në çdo qark më përsona besnik të Berishës për më tepër përsona apolitik të theksuar, që në vetvete të kujtojnë “kërpëratën” e parlamentit të kaluar, biondinën kaçurrele.
Ndëkohë që kandidatët peshërëndë, ose nuk janë fare as në lista të hapura ose janë të rregjistruar nga padrino e PD-së vetëm për të mbushur thesin me vota.
Taktikë kjo edhe për ti përdorur, për të siguruar listat e mbyllura sëpari, edhe për të patur sa më shumë “kërpërata” listash në parlament.
PS-ja, veproi pothuaj kështu, por duke patur pushtetin vendor dhe atë ekzekutiv qendror, duke patur potenciale e mbështetje popullore më shumë, duke patur kandidatë në përgjithësi më cilësor dhe pesha më të rënda se demokratët e Berishës, kjo formulë e listave të hapura ju shkon më për shtat.
Ndërsa partitë e tjera, si e Shehajt, Llapajt, Qorrit, Bashës, Alibeajt, Shehut etj, kanë shpikur një listë të mbyllur për të qënë në rregull me ligjin, dreqi e di çfarë gatuajnë me to, dhe dalin me deklarata se listat e partive të tyre janë 100% të hapura!
Të shohim. Dardha e ka bishtin prapa.
Sidoqoftë, parlamenti i ardhshëm do jetë parlamenti më i dobët që mund të prodhoje politika shqiptare. Mbi 60 deputetë do të jenë “kërpërata” që do paguhen nga taksat tona.
Dhe kjo ndodh vetëm falë një marrëveshje të Berishës me Ramën, njëri për të kontrolluar partinë e për ta mbajtur peng për nevoja përsonale e familjare, tjetri për të vaxhduar qeverisjen si në monizëm.
Kot themi se kemi demokraci!
Kot themi se kemi pluralizëm politik!
Zinxhirët apo litarët e stërzgjatur të Ramiz Aliajt janë një, me dy emra partishë. Së fundi kanë rënë dakort t’iu ofrojnë shqiptarëve teatrin kërpëratat politike!
Dhe shqiptarët do i duartrokasin dhe do i votojnë!
Çfarë mjerimi për ne, o Zot!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu