Të shfrenohet popullimi!

0

Deputetja e PD-së në Krujë, Merita Bakiu ka kërkuar miratimin e ndarjes së re territoriale, pasi sipas saj do të “shfrenojë popullimin”.

Në një fjalim emocional nga foltorja e Kuvendit, Bakiu tha se Kruja sot është një qytet i zbrazët, ndërsa turistët nuk shohin jetë teksa përshkruajnë rrugën Fushë Krujë- Krujë.

Ajo tha se harta e re territoriale do rigjallërojë qytetin, ndaj duhet parë si strategji për “të shfrenuar popullimin”, duke dashur të thotë, mesa duket për të frenuar shpopullimin.

“Në 8 vitet e fundit në Krujë nuk ka pasur asnjë investim serioz. Kryeministri premtoi për fushatë që do të kishte 24 orë ujë, por ka vetëm dy orë. Biznese janë duke shkuar drejt falimentimit, sepse qyteti është duke u shpopulluar. Nuk ka njerëz në qytetin e Krujës. Me keqardhje konstatoj se dhe tradita e artizanatëve po humbet. Për të gjitha sa thashë më sipër, si deputete e Krujës, insistoj për ndarjen e re administrative, që zëri i qytetarëve të dëgjohet. Për një rigjallërim të jetës sociale ekonomike dhe politike, si një strategji për të shfrenuar popullimin”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu