Të pavërtetat e dokumentit te Valdrin Pjetrit. Nuk është ky, duhet Visura Fedina Penale!

0

1. Dokumenti i paraqitur dje nga Valdrini eshte nxjerr nga Prokuroria e Firneces ne date 19.07.2019, nderkohe qe shkresa zyrtare e PD eshte bere ne date 01.08.2019 cka tregon qe Valdrini ka ndier dicka dhe ka filluar levizjet me perpara se ceshtja te behet publike.
2. Ne dokumentin e paraqitur dje nga Valdrini thuhet qe nuk ka ceshtje gjyqesore penale apo hetim ne ngarkim te tij. Po, kjo eshte e vertet ama kjo nuk e perjashton faktin qe ai ka qene me pare i denuar dhe nese do ti referohemi dosjes rezulton se: eshte ndaluar per prodhim dhe trafikim te lendeve narkotike ne bashkepunim me shtetasin Altin Doda ne date 27.01.2003 ne Firenece dhe eshte denuar me 18 muaj heqje lirie, 1000 euro gjobe dhe ekspulsion deri ne 10 vjet i vlefshem deri ne date 31.07.2012. Per pasoje kjo ka sjelle dhe heqjen e lejes se qendrimit ne date 04.02.2003 te cilen e kishte marr per arsye studimi ne date 01.09.2001.
3. Afati i paracaktuara per rehabilitimin e tij eshte data 31.07.2012 dhe perfundimi i ekspulsionit ka marr formen definitive ne date 24.07.2015.
4. Ne kuader te ligjit per dekriminalizimin cdo kandidat eshte i detyruar qe te deklaroj nese ka qene apo jo i ndaluar apo i denuar ne nje vend tjeter gje qe Valdrini nuk e ka kryer per asnje nga 7 detyrat shtetetore qe ka mbajtur prej vitit 2010 e ne vazhdim.
5. Ne deklraten e Valdrinit bere ne date 09.08.2019 tha se do te priste pergjigjen e Prokurorise per verifikimin dhe po ne baze te ligjit te dekriminalizimit Nr. 138/2015 ne nenin 7 pika 5 thuhet se: Formulari i kërkesës nënshkruhet nga kryetari i partisë apo një person i autorizuar prej tij, si dhe nga personi, subjekt i verifikimit. Formulari miratohet me vendim të Kuvendit. Kërkesa dorëzohet në Prokurorinë e Përgjithshme, e shoqëruar me formularin përkatës. Rezultati i verifikimit i komunikohet nga Prokuroria e Përgjithshme vetëm partisë politike që ka bërë kërkesën dhe personit të verifikuar.
6. Ne baze te ligjit Nr. 138/2015 per dekriminalizimin sipas nenit 8 te tij pika 6 thuhet se: Në çdo rast verifikimi është e detyrueshme të përdoren gjurmët daktiloskopike dhe çdo e dhënë tjetër biometrike që ruhet në bazat e të dhënave të identifikimit të shtetasve shqiptarë. Kur nuk disponohen gjurmët daktiloskopike dhe/ose të dhënat e tjera biometrike të shtetasit, për të cilin kryhen verifikimet, organi verifikues i kërkon shtetasit që brenda 5 ditëve të depozitojë këto të dhëna, sipas procedurave të legjislacionit mbi identifikimin dhe pajisjen me dokumente identifikimi të shtetasve. Në rast refuzimi për të depozituar gjurmët daktiloskopike, personi trajtohet sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalim.
7. Lind pyetja: a i ka dorezuar Valdrini te shenjat e gishtave prane Prokurorise se Pergjitjshme per kryerjen e verifikimit te nevojshem?! A i ka ardhur Prokurosise se Pergjithshme pergjigje zyrtare nga pala italiane? Nese po a i eshte derguar kjo pergjigje PD sic e parashikon ligji? A e konfirmon Prokuroria e Pergjithshme autenticitetin e dokumentave te publikuara nga Valdrini? Objekti i verifikimit qe duhet te kryhet nuk eshte gjendja gjyqesore dhe penale aktuale e Valdrinit ne Itali, por a ka qene ai i denuar me pare ne vendin fqinj? Nese po, per cfare vepre penale?

Monella Vagabonda

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu