Të merkurën Rai3, ora 23:20′ Emision special: 1/3 e Shqipërisë është plot drogë. Lidhjet e qeverisë me mafian e krimin e organizuar ndërkombëtar!

0

Është një dokumentar italian në Rai3 ‘Narcotica’ që do tronditë fort Edi Ramën dhe narkotrafikantët ne kupolen e shtetit shqiptar.

Bëhet fjalë për trafikun e drogës, rolin e Shqipërisë dhe qeverisë së saj të drejtuar nga Edi Rama.

Në këtë pjesë të tretë do të flitet për Shqipërinë, vendin e mbjellë me kanabis.

Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregon për Rai3 se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis.

‘Vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton kanabis në Otranto’, tregon Gratteri, citon SYRI.net.

Por sipas tij, grupet kriminale shqiptare janë forcuar shumë.

‘Me kanabisin, shqiptarët sjellin në Itali edhe kokainën. Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine’, tregon prokurori i antimafias, duke folur për dokumentarin ‘Narcotica’.

Ky dokumentar që do të tregojë me dëshmi lidhjet krim-qeveri në Shqipëri, do të transmetohet mbrëmjen e së mërkurës në orën 23:20 minuta në Rai3

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu