Sot isha në protestë!
Aspak i sforcuar, por me një dëshirë që më buronte nga brënda, bashkë me disa miq të vjetër demokratë morëm rrugën dhe iu bashkuam protestës të paralajmëruar për rrëzimin e Edi Ramës përpara kryeministrisë.
Sigurisht, takova disa demokratë që asnjëherë nuk kanë munguar në protestat e organizuara nga PD-ja. Por ishin shumë pak.
Befasia për mungesën e pjesëmarrjes nuk ishte për mua , por për miqt që shpresonin se sonte do të merrnin Kryeministrinë!
Fjalimet bajate të të gjithë të folësve në tribunë , ju shtuan edhe Metaj e Berisha , që aspak nuk iu pati hije.
Demokratët u zhgënjyen sërish. Dhe do të vazhdojnë të zhgënjehen.
Ajo që binte në sy , ishte mungesa e qytetarëve. Asnjë pjesëmarrje nga Tirana. Mbi 90% e të pranishmëve ishin verior, të lodhur e të varfër!
Zhgënjimi nga protesta, iu prishi më tej fytyrën e tyre , që kurrë nuk i kam parë më të vrerosur.
Berisha, Foltorja, Metaj dhe Partia e Lirisë dështuan me turp!
Po të vlerësojnë saktë situatën ku dhe si kanë përfunduar, minimumi do të ishte dorëheqja dhe shkrirja e grupimit politik të tyre.
E shikuan qartë mbështetësit apo vullnetarët e Saliut dhe të Metaj.
Tani, askush nuk i mbështet më. Të mërzitur sa nuk shprehet, më kot ishin përgatitur foltoristët e mjerë, të shënonin emrat në lista-pritje, për të zënë një vënd pune në doganë , në polici, në strukturat e pushtetit ku “buron” diçka siç iu kanë premtuar, etj .
Nuk dihet çfarë pritët më tani, çfarë gënjeshtrash do të shpikë Berisha dhe Metaj për të gënjyer sërish mbështetësit e tyre të derisotëm.
Ato, të gjithë kanë mbetur vetëm. Si Berisha-Meta, ashtu dhe foltoristët.
Nuk mund të diskutohet më, as për protestë e për më tepër për revolucion, sidomos nga ato revolucione që janë në imagjinatën e sëmurë të Berishës e Metës.
Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, treguan qartë se nuk mbështetësit më askënd për interesa përsonale e familjare. Dhe ky, ishte një leksion shumë i qartë dhe i madh për demokracinë dhe të ardhmën e saj, të cilën Berisha-Meta por edhe foltoristët duhet ta lexojnë mirë.
Sot, filloj shuarja përfundimisht e “yjeve”, të legjendës Berisha dhe Metës.
Një epokë e re po lind!