Të bashkuar si qëndrestarë jo si kusarë!

0
Shkruan Anton Hasanpapaj
Shqipëria ka mbijetuar si territor si komb dhe si popull jo për shkak të aftësisë për të ndërtuar Kala të reja, as prej atyre që vrapuan për të ikur pas pushtimit, por për shkak të luftës së pashtershme të qëndrestarëve që sakrifikuan për ti çliruar ato pas çdo pushtimi.
Partia Demokratike si formacion politik u krijua mbi një themel të shëndetshëm vlerash që realizoi bashkimin më të madh të vullnetit popullor të Shqiptarëve në të gjithë historinë e Kombit
Vlera që përmblidhen në thirrjen-ëndrr ” Liri, Demokraci, E duam Shqipërinë si gjith Europa.”
Unë si gjithsecili prej jush mendoj se kjo kala e bashkimit të Shqiptarëve rreth vlerave njerzore dhe Europiane strehoi brenda vetes mercenarë të interesave korruptive, anti-shqiptarë, spihunë shërbëtor të komunizmit,përfaqsues të krimit, të pa besë,tradhëtarë, mosmirnjohës, hajdutë, injorantë e të tjerë parazitë të shoqërisê Shqiptare në zhvillim.
Por gjithashtu Partia Demokratike e Shqipërisë bart brenda vetes edhe kontributin dhe sakrificën e qindra mijëra njerëz të ndershëm dhe idealistë, antikomunistë e patriotë, profesionistë të ndershëm, fermer, biznesmenë e qytetarë që besojnë në vlerat që themeluan Partinë që rrëzoi diktaturën me të egër të komunizmit.
Ka një luftë mes të mirës dhe të keqes që zhvillohet brenda çdo njeriu po ashtu edhe në shoqërinë Shqiptare,grup shoqërore,social apo formacion politik.
Kësaj lufte nuk i shpëton as Partia Demokratike unë mendoj se secili prej nesh duhet të fitojë luftën brenda vetes dhe të zgjedhë se përkrah kujt do të luftojë.(Të mirës apo të keqes ).
Partia Demokratike është kala e ngritur mbi ideale,sakrificë ëndrra e vlera unë bashkohem me këdo që lufton për ta mbrojtur dhe për ta kthyer në shërbim të popullit Shqiptar.
Na bashkojnë vlerat!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu