Taulant Balla nxjerr kunjin me Lulzim Bashën: Mos kini marak, Luli e Monika nuk i djegin mandatet!

0

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi protestën e opozitës.

Në fjalën e tij, Balla duke folur për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës tha:

“Këtu në studion tuaj kam dëgjuar që një nga skenarët e PD-së ka qenë dhe dorëzimi apo lëshimi i mandateve të deputetëve.

Ka qenë pjesë e diskutimit dhe mesa ishte njoftuar në fund të protestës do të dorëzoheshin mandatet. Nuk e di nëse ideja për të enjten ka të bëjë me këtë variant.

Mos kini merak se Luli dhe Monika nuk i lëshojnë mandatet. Monika e ka shumë merak dhe pjesën e rrogës dhe nuk i lëshojnë mandatet. Le të mbyllet këtu ky diskutim.

Nuk i lëshojnë mandatet. Ata bëjnë çdo gjë. U betuan që nuk do të vinin më në Kuvend dhe sa u plotësua 6 mujori erdhën aty si pulat pa dhënë asnjë arsye pse munguan.

Apeli im për opozitën është: Ne jemi të gatshëm dhe pas dhunës që bëtë sot që të hënën të ulemi bashkë me ju dhe të enjten të votojmë bashkarisht Reformën Zgjedhore, për të garantuar depolitizimin e plotë të komisionerëve në dy nivelet e para, për të garantuar testimin e teknologjisë së votimit dhe numërimit elektronik në një pjesë të qendrave të votimit dhe të kemi mundësinë që të adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR.

Mesazhin e morët nga qytetarët sot, duhet që të enjten të votojmë Reformën Zgjedhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu