Talebani i vërtetë është Edi Rama

0
Salianji publikon videon dhe rendit faktet: Kryeministri shkatërroi çdo vlerë kombëtare, largoi nga vendi 500 mijë shqiptarë dhe

Deputeti i zgjedhur me 25 prill, Ervin Salianji të mërkurën ka denoncuar kryeministrin Edi Rama, si arkitektin kryesor të largimit të 500 mijë të rinjve shqiptarë nga vendi, kriminalizimit të politikës, shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe sulmit me gaz të burrave e grave për t’u vjedh pronën, duke e konsideruar atë si talebanin e vërtetë të vendit të tij.

Përmes një materiali video, Salianji numëron faktet se si Edi Rama arriti të shkatërrojë çdo vlerë në shoqërinë shqiptare, përmes promovimit të antivlerave.

Ai thekson se Kryeministri ka paturpësinë dhe guximin të flasë për vlera, duke qenë modeli i antivlerave dhe plaçkitjes së shqiptarëve përmes korrupsionit kapilar.

Ka paturpësinë dhe guximin të dërdëllisë për vlera, modeli i antivlerave, i plaçkitjes së shqiptarëve e korrupsionit kapilar, kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, shkatërrimit të bashkëjetesës demokratike, zgjedhjeve të lira, njeriu që përzuri 500 mijë shqiptarë dhe varfëroi miliona të tjerë”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu