“Sura” mohon lidhjen e dashurisë me këngëtarin e njohur, ai nervozohet dhe bën të papriturën

0

Aktorja turke Farah Zeynep Abdullah, e njohur si “Sura” nga seriali “Kurt Seit dhe Sura”, prej kohësh po përflitej për një histori dashurie me këngëtarin Reynmen.

Ky i fundit është gjithashtu shumë i njohur dhe kënga e tij “Ela” fitoi çmim si kënga më e dëgjuar në Turqi. Farah dhe Reynmen janë fotografuar disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe mediat turke flisnin për një histori dashurie që sapo kishte nisur mes aktores 31 vjeçare dhe këngëtarit 24 vjeçar.

Megjithatë në një prononcim për gazetarët e mohoi lidhjen duke u shprehur: “Asgjë që është shkruar në media nuk është e vërtetë. Nuk kam askënd në jetën time”. Kjo deklaratë e ka nervozuar këngëtarin. Ai ka bërë veprimin e papritur duke e hequr aktoren nga lista e ndjekësve në Instagram. Farah e cila vuri re këtë menjëherë postoi një foto ku ironizonte këngëtarin për këtë veprim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu