Sulltani i Thesarit të Krrabës drej sekuestros e burgut: Meta s’justifikon pasurinë dhe as pranon sipas ligjit ta deklarojë, madje rrëzon edhe ligjin si Sulltan Satrap!

1

Presidenzi Meta është shprehur me heshtjen e tij kundër ndryshimit të ligjit për deklarimin e pasurisë.

Ligji i ndryshuar është botuar në fletoren zyrtare pa firmën e Metës dhe vetëm me firmën e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ajo që ka trembur më shumë Metën aq sa ta detyrojë të mos e dekretojë këtë ligj të ndryshuar është fakti se nëse ILDKP kërkon të dhëna nga një bankë për një subjekt, ajo është e detyruar t’i vërë në dispozicion të gjitha informacionet për llogari apo transferta të dyshimta.

“Me kërkesë të Inspektorit të Përgjithshëm apo inspektorëve të autorizuar prej tij, bankat e nivelit të dytë dhe subjektet e tjera, që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë, detyrohen të japin të dhëna për depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera nga personat që, sipas këtij ligji, kanë detyrimin për deklarim”, thuhet në ligj.

Po ashtu aty janë dhënë detaje dhe se çfarë janë të detyruar të deklarojnë pushtetarët shqiptarë.

Dhe këtë deklarim do ta bëjnë zyrtarët e të gjitha niveleve, duke nisur nga Presidenti i Republikës, Kreu i Kuvendit, Kryeministri, anëtarët e kabineti qeveritar, deputetët, e deri tek ata të nivelit më të ulët. Pra janë të detyruar të bëjnë transparencën e pasurisë dhe deklarimin do ta bëjnë përmes sistemit elekronik.

Ky ligj i ndryshuar i punuar dhe koordinuar si proces ndërmjet të dy donatorëve kryesorë USAID/Këshilli i Evropës, në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale lidhur me asistencën e dhënë në ngritjen dhe vënien në funksionim të sistemit elektronik të deklarimit të interesave private, pritet të dorëzojnë produktet brenda muajin mars 2019.

Në këtë mënyrë mbi 7 mijë zyrtarë të gjitha niveleve duhet të deklarojnë nga fillimi pasuritë e tyre dhe të personave të lidhur me ta, që nga viti 1991 deri në fund të vitit 2018, ndërsa dosjet e tyre të pasurive do të bëhen publike.

Pikërisht zbardhja e pasurisë që nga viti 1991 deri më 2018 e ka tmerruar Metën, që do të duhet të tregojë për abuzimet që nga vagonat austriakë, tenderat e rrugëve, bllokun dhe 700 mijë eurot e ryshfetit dhe të gjitha maskarallëqet e tjera. Por dhe pasurinë marramendëse që ka

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu