“Sudja” e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se vijon misionin e saj në shërbim të përçarjes dhe shkatërrimit të kësaj force politike.
Ndërsa së fundi, duket se Tabaku po tregon hapur se është në “luftë” me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në foto më poshtë, shikohet Jorida Tabaku e cila nuk fsheh gëzimin që ndodhet mes socialistëve, në një të ashtuquajtur takim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në foto janë Jorida Tabaku si dhe deputetët socialistë, Anila Denaj, Etilda Gjonaj si dhe Blendi Klosi.
Dhe për më tepër, takimi në fjalë tentohet të shitet si një takim zyrtar, duke pretenduar se kanë shkuar me ftesë të Institutit Demokratik Amerikan (NDI).
“Me ftesë të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), së bashku me kolegë deputetë po zhvillojmë takime të frytshme zyrtare me përfaqësues të institucioneve amerikane, si House of Parlament dhe Congressional Research Service, mbi politikat parlamentare.
Këto institucione të formuara më shumë se 100 vjet më parë kontribuojnë në proceset kërkimore për kongresmenët amerikanë.
Një përvojë e tillë do të na shërbejë ne si ligjbërës, për rritjen e vazhdueshme të cilësisë analitike, mendimin kritik dhe qasje më të rritur profesionale ndaj kërkesave gjithnjë e më të larta për demokraci”-thuhet në një postim në rrjetet sociale, të ish-ministres Denaj, ku në foto është edhe “Sudja” e PD-së.
Tentojnë të shesin një vizitë në SHBA, sikur do takojnë presidentin e SHBA, Biden, porn ë fakt e vërteta qëndron krejt ndryshe.
Në fakt ikin me OJF, me taksat e shqiptarëve, dhe tentojnë t’iu hedhin hi syve këtyre të fundit, a thua se këta janë “të preferuarit” e SHBA.
Por, në fakt Jorids & Co, duhet ta mësojë se votën nuk ta japin SHBA-të, por shqiptarët.
Dhe koha e ka treguar se nuk mjaftojnë disa foto me amerikanë, që të të votojnë demokratët. Dhe aq më tepër kur duket qartë loja e “Sudes” që është mjaft e lumtur mes socialistëve. Për të mos folur më pas për lejet e ndërtimit nga kryebashkiaku Veliaj, që e lumturojnë edhe më shumë.