Këtë të shtunë nis në TV Klan seriali më i ri turk “Stuhi dashurie”, me një kast të mrekullueshëm aktorësh dhe një histori të veçantë dashurie. Rolet kryesore do t’i luajnë aktorët Alperen Duymaz dhe Ayça Aysin Turan.
Alperen Duymaz është tashmë një aktor shumë i njohur në vendin tonë. Ai ka luajtur në serialin “Çukur” në rolin e Emrah dhe në serialin “Përplasja” në rolin e Kerem. Tashmë atë do ta shohim në rolin e Ajazit në serialin “Stuhi dashurie”. Alperen Duymaz është 27 vjeç , ka lindur në Ankara dhe ka mbaruar shkollën e Arteve.
Ayça Aysin Turan është gjithashtu e njohur për ata që kanë ndjekur serialin “Merjem”, ku ajo luante rolin kryesore. Ayça është 27 vjeç, ka lindur në Sinop të Turqisë. Ajo ishte shumë e interesuar në aktrim dhe në violinë që në moshë të vogël. Më pas ajo nisi shkollën në Stamboll në departamentin e radios, televizionin dhe kinemasë në Fakultetin e Komunikacionit.
“Stuhi dashurie” do të trasnemtohet çdo të shtunë dhe të dielë në orën 20:10 premierë ekskluzive në TV Klan.