Strasburgu dënon Shqipërinë/ Ligji i Kushtetueses u bie ndesh të drejtave të njeriut

0

Ndryshimet në ligjin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi shkelin parimin e sigurisë juridike dhe të drejtën e qytetarëve për t’iu drejtuar kësaj gjykate.

Ky është vendimi i dhënë i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, së cilës iu drejtua një qytetar shqiptar pasi në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese i kishte refuzuar ankimimin e një procesi civil që kishte nisur që në vitin 2014 me arsyetimin se kishin kaluar afatet, raporton “Euronews”.

Strasburgu vëren se e drejta e qytetarit për akses në Gjykatën Kushtetuese ishte shkelur dhe se ligji nuk parashikonte qartë në asnjë dispozitë të tij se si llogaritej ky afat.

Në vendimin e shkurtuar, Gjykata e Strasburgut thotë se ligji i miratuar në vitin 2016 krijoi paqartësi në përllogaritjen e afateve dhe sugjeron një interpretim të ri nga ana e Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar këto paqartësi.

Sipas Strasburgut, me vendimin e refuzimit të ankimimit, Gjykata Kushtetuese ka shkelur pikën e parë të artikullit të gjashtë të Konventës për të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me të drejtën e qytetarëve për akses në gjykata dhe për një proces të drejtë gjyqësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu