Stoltenberg: Shmangni me çdo kusht një luftë midis Rusisë dhe NATO-s

0

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur frikën se lufta në Ukrainë mund të kthehet në një luftë midis Rusisë dhe Aleancës Atlantike, sipas mediave të huaja.

“Është një luftë e tmerrshme në Ukrainë. Është gjithashtu një luftë që mund të shndërrohet në një luftë të madhe midis NATO-s dhe Rusisë.  Ne po punojmë çdo ditë për ta shmangur këtë”, tha Stoltenberg.

“Prandaj është e rëndësishme të shmanget një konflikt që përfshin disa vende të Europës, duke shkaktuar një luftë të vërtetë në Europë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu