Stërvalë mundi lëshon gjëmë

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Stërvalë mundi lëshon gjëmë

Ç’justifikim, tokë e zanun
e zaptoi zia, shpirt lugatitin
rrugës maleve hapi gjëmën
ç’trimëri, po e godet nanen.

Nanë Shqiperia flak e barot
për të huajt është bërë mot,
por ndër vete, t’ligt ka hyrë
ç’mund i vëjmë vetes detyrë.

Por mendo i shkreti njeri
ç’janë reformat në malësi,
i shkarravit ti djersen njerëzisë
tek europiant ti me u stis.

Se ke boll ti nafakzi
për t’u marrur me drejtësi,
me të keqen që nigjojmë
ditë për ditë e analizojnë.

Çmime të larta e papunësi
në derë të shqipes i solle ti,
me u marr me moshën e tretë
se për këta, ti nuk ke dert.

Apo të shkreten mjeksi
qe ke zarar kto dyer me i msy,
mjeku, gjysen e jetës shkollë
ti me zero ja shumëzon.

Se kur mësyjnë botën e huaj
dinjitetin t’parin i japin në duar,
e gjithë qelizat nëper vend
pa i vendu ti i ke lënë.

Por shetisin si të marra
se për to, të mungoi koha,
se pate veten, më shumë gja
bërë derman s’mundesh me u qa.

Po pse të mbeti Thethi pikë?
që me djersë të vet e kanë ngritë,
punuan mirë në shpinë e vet
thethjani n’truall t’vet denbabaden.

Nuk asht jeta një mijë vjet
fjalën e dhënë, mohit i re,
me kthy jetën në të shkret
se nuk erdhe dje n’pushtet.

Ti i joshe me punu,
ti i thirre me ndërtu,
sot stervalë mundi po qanë
ti madhnohesh si luan.

Gabim s’jam se thërret e vërteta
është malësia në troje të veta,
që me gjak e kanë mbrojtë
hustoria flet pa u ndrojtë.

Përfitime në kurriz të vllait
me i folë botës me lëvdat,
gjithë kto vite në shpinën tënde
Në vend të mirës, bën veç dëme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu