Spiunë të Sigurimit të Shtetit diktatorial nga Fevziu, Bode, Topalli, Shkullaku, Balliu e tjerë

0

Jo vetëm Ilir Meta, por pothuajse e gjithë kupola politike 30-vjeçare shqiptare duket se është produkt i ish Sigurimit të Shtetit.

Prej kohësh qarkullon një listë me politikanë, gazetarë dhe figura të njohura të shoqërisë civile, bashkë me pseudonimet e tyre si bashkëpunëtorë të pretenduar ish Sigurimit të Shtetit.

Shumica e emrave të kësaj liste nuk e kanë mohuar raportin e tyre me ish Sigurimin e Shtetit.

Por, nga ana tjetër, Autoriteti i Dosjeve as nuk e ka hedhur poshtë dhe as nuk e ka konfirmuar këtë listë me bashkëpuntorë të pretenduar të ish Sigurimit.

Lista nis me gazetarin Blendi Fevziun, me pseudonimi ‘Korani’. Ridvan Bode, ish ministër Financash i Sali Berishës, figuron me dy pseudonime: Korçari dhe Financieri.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu