Spartak Ngjela: Pushimi i çështjes, nuk është pafajësi, Fatmir Mediu nuk ka shpëtim. Tani të përballet me ligjin

0

Avokati Spartak Ngjela u shpreh se pushimi i çështjes së Gërdecit nuk ka nënkuptuar pafajësi.

Në një intervistë për Euronews Albania ai bëri thirrje që Fatmir Mediu të përballet me ligjin.

“Kam vënë re që ai nuk ka mbrojtje. Prokuroria e hap sa herë të dojë çështjen sepse nuk është gjykatë. Mediu nuk mori dot një pafajësi në gjykatë, çështja u pushua,” – u shpreh Ngjela.

Sipas tij Fatmir Mediu ka gabuar pasi duhet të kishte shkuar të përballej me ligjin.

“I erdhi koha, të shkojë të marrë pafajësinë në gjykatë, nuk ka shpëtim,” – tha avokati.

Ish-ministri i Mbrojtjes është marrë i pandehur me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ për tragjedinë e Gërdecit.

Mediu deklaroi se akuza është e njëjta që i është bërë edhe në kohën kur ishte ministër.

Ai tha se ka kërkuar që të hetohet në mënyrë të drejtë, ndërsa e cilësoi akuzën për shpërdorim detyre të pabazë dhe të motivuar politikisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu