Avokat Spartak Ngjela paralajmëron se ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon të arrestohet.
Nisur nga shpallja e tij ‘non-grata’ dhe nëse provat për korreupsion që disponon SHBA i ka çuar në SPAK, Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme në lidhje me ish-kryeministrin Berisha.
” Lulzim Basha me Saliun lufetojnë për pushtet, Bashën e përkrah Amerikën, por Berishën, e dëgjova që tha që është tradhtar, tradhtar i kujt, i Rusisë? Se atë e ka pranuar Amerika, këtu ka politikë nuk ka tradhti, janë akoma me frazat e Enver Hoxhës, ça tradhtie ka këtu, ka humbur logjikën normale të të folurit. Berisha rrezikohet deri në arrest, amerikanët i kanë ngritur akuza, ka korreupsion, këtu është pikëpyetja, provat që ka do ia japin SPAK, nëse ia kanë dhënë rrezikon arrestin”, tha Ngjela.