Spartak Ngjela deklaron: Politikanët e pushtetarët s’kishin këpucë, erdhën me çorape, ku i gjetën pronat. Të gjithë do hetohen nga Byroja e Hetimit

0

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar  në “Top Talk” është shprehur se sapo të fillojë reforma Prokuroria e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme politikanët do të hyjnë në hetim ku do u duhet që të mbrojnë pronat që kanë. Ngjela shprehet se ata kanë ardhur me një palë çorape dhe i kanë marrë kur ishin në pushtet.

Pjesë nga intervista:
Ngjela:
Ata e dinë që janë nën akuzë, kushtetuta i ka nën kontroll penal. Sapo të fillojë reforma këta hyjnë në hetim.
Denis Dyrnjaja:
Çfarë akuzash mund të ketë, për liderin e opozitës?
Ngjela:
Nuk më duhet mua çfarë akuzash, nuk e keni parë ligjin? Ligji prezumon të fajshëm, vetë e kanë bërë ligjin,unë e kam bërë ligjin?
Ligji sapo të fillojë reforma Prokurori e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme këta prezumohen të fajshëm.
Këta duhet të provojnë që janë të pafajshëm. Kanë apo nuk kanë prona si mendon ti pa prona janë këta.
Dyrnjaja:
I kanë të ligjshme pronat.
Ngjela:
Ata i kanë të ligjshme pronat, por kanë ardhur me një palë çorape. I kanë marrë pronat duke qenë në pushtet. Asgjë nuk është e ligjshme në  botë po ke marrë prona duke qenë në pushtet. E pe Ahmet Zogun, pse si mori pronat? Sepse  gjithë ndërkombëtarët thanë mos ja jepni, sepse i ka marrë duke qenë mbret. Ju lutem dhe kishin të drejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu