Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me pushtim rus të Ukrainës. Përmes një postimin e facebook ai shkruan se një pushtim i tillë nuk është do të ishte i mundur nëse do të kishte një marrëveshje mes Ukrainës dhe SHBA-ve për të dislokuar aeroplanmbajtëset amerikane në portin e Odesës.
Por, avokati shkon dhe më tej teksa thotë se mungesa e një marrëveshjeje të tillë mund të jetë një plan për të tërhequr Putinin drejt luftës dhe për ta shkatërruar atë përmes opozitës, ose rrënimit të Rusisë.
“Kam një pyetje për këta pafillot që i gëzohen Rusisë..
Cila është pyetja?
Po sikur Amerika të kishte dislokuar aeroplanmbajtësen e madhe Ajzenauher në portin e Odesës në Ukrainë; të kishte bërë një marrëveshje ushtarake me Ukrainën dhe të kishte bërë furnizime armësh dhe raketash të sofistikuara aty: do ta bënte Rusia sulmin kundër Ukrainës?
Përgjigjja është – jo; nuk do ta bënte
Atëherë, pse nuk e bëri Amerika këtë lloj ndërhyrjeje?
Mundësia më e madhe është me përgjigjen: ajo i ka ngritur kurth Vladimir Putinit me një luftë që mund ta drejtojë Amerika. Siç duket politika amerikane kërkon shkatërrimin e Rusisë ose eliminimin e Putinit nga opozita ruse..
Ja pra, kjo është çështja.
Atëhere: mos është ky vërtet një kurth për shkatërrimin e Rusisë dhe të Putinit?
Gjithçka mund të ndodhë…”, shkruan Ngjela..