Spartak Braho Kriminel i Njerzimit ka dënuar me pushkatim, ka ndërruar emrin, ka qënë për vete i dënuar/ Ja faktet dhe pse Edi Rama e mbron?!

0

Gati tre dekada pas rënies së komunizmit dhe në një kohë kur Shqipëria aderon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, në Parlamentin Shqiptar është një personazh, i cili ka dënuar njerëz me vdekje. Për një prej viktimave të tij, ky personazh, argumentonte se “nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshëm; nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar”.

Ky është Spartak Braho, i cili bredh sa nga prehri i Ilir Metës në atë të Edi Ramës. Klasa politike, shoqëria shqiptare, organizatat civile, faktori ndërkombëtar etj., nuk kanë shfaqur asnjë tronditje se si një njeri që ka dënuar njerëz me vdekje, të përfaqësojë shqiptarët në Parlament. Mungesa e reagimit në fakt është edhe tronditja më e madhe. Një njeri që ka marrë jetë njerëzish me vendimet e tij, qëndron në Parlament, madje jep edhe opinione për demokracinë dhe ka drejtuar më parë Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Ky personazh, i njohur edhe si ‘çanta e zezë’, nuk e ka pasur emrin më parë Spartak Braho. Më parë Braho rezulton se quhej, Zylyftar. Vetë Braho thotë se emrin e ka ndryshuar në vitin 1957, por thekson se ky mund të mos jetë viti i saktë, pasi nuk e mban mënd mirë. Me këtë shpjegim duket se po tenton ta mjegullojë edhe më tej këtë fakt. Pra, emri nuk dihet se kur është ndryshuar. Gjithashtu, nuk dihen arsyet se pse Braho e ka ndryshuar emrin nga Zylyftar në Spartak. Gjithashtu, Spartak Braho rezulton edhe i dënuar. Ai është dënuar në vitin 1995 nga gjykata me gjobë, për veprën penale të parashikuar në nenin 120/2 të Kodit Penal të kohës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu