SPAK-u si garant i ekuilibrit të shtetit!

0
Sghruan Zef Ndreka
Në katrahurën politike që gjëndet sot Shqipëria, me një pushtet absolut, me një opozitë inekzistente, SHBA dhe BE, janë angazhuar për t’a ruajtur shtetin shqiptarë, por jo pushtetin.
Shohim rëndom, sidomos nga opozita që anatemojnë Amerikën dhe sidomos ambadadoren Yuri Kim si e njëanshëme dhe që mbështet hapur dhe fort pushtetin e Ramës.
Kjo është e pa vërtetë. Më tepër është efekt i propagandën së mediave të opozitës dhe grupimit të Foltorës, që mendojnë se kështu hakmerrën për dhënien e titullit të përjetshëm non grata Berishës familjarisht, për korrupsion dhe minim të sistemit të drejtësisë!
Deri më tani, sidoqoftë, kemi parë të arrestuar dhe të dënuar vetëm nga qeveria për korrupsion. Dhe kjo është më se normale. Dihet se marrëdheniet pozitë-opozitë mbajnë ekuilibrin e shtetit. Pikërisht, kjo është arsyeja pse ndërhyjnë Amerika dhe Europa për të siguruar këtë ekuilibër.
Dhe këtë e bëjnë duke vëzhguar fort pushtetin, sepse duke mos patur opozitë, ministrat dhe kryeministri nuk ndalet në korrupsion!
Kjo i ka dhënë një rëndësi të madhe SPAKU-ut dhe BKH për të luajtur rolin e ekuilibrit të shtetit.
Duke qënë se Shqipëria rrëshqiti nga Republikë Parlamentare në Republikë Kryeministrore, pikërisht nga mungesa e opozitës, detyrimisht nderhyrja amerikane dhe europiane është domosdoshmeri dhe për momentin e vetmja rrugë.
Pangopësia për t’i patur për vete gjithë pushtetet, u tregua edhe javen që kaloi në votimin për Presidentin e vëndit!
Shkatërrimi i opozitës i ka sjell vëndit tonë dëme të pa llogaritshme, plus humbje kohe në rikthimin pas.
Republika Kryeministrore nuk ka të ardhme. Reforma në drejtësi, ja ka “prerë” krahët Kryeministrit, sepse decentralizoi fuqinë e kryeprokurorit, i cili përherë është korruptuar dhe ka rënë lehtësisht në duart e Kryeministrave të çdo qeverie.
Ndarja reale e pushtetëve, forcimi i vazhdueshëm i sistemit të pa varur të drejtësisë janë shpresa e vetme e ekuilibrit të shtetit që luftohet papushim nga pushteti.
Ndaj e shohim hera herës Ramën t’a kërcënojë apo t’a “këshilloje” SPAK-un kë të arrestojë e të vihet “ekuilibër” apo balance në arrestime!
Forcimi dhe pavarësia e vërtetë e organeve të reja të drejtësisë, po i tund themelet e shtetit të kapur mafioz të oligarkeve, që nga Foltorja nuk po artikulohen asnjëherë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu