Doloreza Musabelliu është emëruar sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK).
Musabelliu do të ketë një mandat 9-vjeçar pa te drejtë riemërimi. Vendimi është miratuar me shumicë votash në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Vendimi është nisur menjëherë në Presidencë ku prokuroria Musabelliu do të bejë betimin dhe do të nisë punën për arrestimin e peshqve të mëdhenj.






