SPAK-u nën kontroll të Edi Ramës

0

Kuvendi ka miratuar ngritjen e të ashtuquajturit Komision i Posaçëm Antikorrupsion. Pro ngritjes së këtij komisioni kanë votuar 74 socialistët, teksa 6 deputet kanë votuar kundër dhe asnjë abstenim.

Ngritja e këtij Komisioni të Posaçëm vjen pas miratimit të hënën në Kuvend të rezolutës “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Opozita e ka interpretuar ngritjen e këtij Komisioni të Posaçëm si një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të vënën nën kontroll SPAK-un dhe GJKKO-në.

Komisioni është konceptuar me 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita dhe do të jetë vetëm me një kryetar që do t’i përkasë mazhorancës dhe nuk do të jetë bashkëkryetar.

Në krye të këtij komisioni, Edi Rama pritet të vendosë Fatmir Xhafajn, vëllain e trafikantit të drogës Geron Xhafaj, duke e kthyer sërish për t’i shërbyer, pasi e flaku disa vite më parë nga Ministria e Brendshme.

Afati i këtij komisioni do të jetë për 10 muaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu