SPAK-u duhet falënderuar!

0
Shkruan Zef Ndreka
Në fakt, falënderimet i shkojnë SHBA-ve, për ideimin, për mbështetjen dhe ecurinë e reformave në drejtësinë e re dhe veçanërisht në SPAK.
Megjithë ngadalësitë në dukje, SPAK-u duhet mbështetur, sepse për herë të parë jo vetëm po përballet me të paprekshmit, por me vendosmërie qartësi po fiton mbi to, mbi mafien më shumë se 30-vjeçare të instaluar në Shqipëri e që mban peng akoma politikën shqiptare.
Po të analizojmë qëndrimet e partive politike ndaj SPAK-ut, vërehen lehtësisht llogoret e tyre, të cilat megjithse bëjnë sikur e mbështesin, bëjnë sikur e përdorin, e sulmojnë sëbashku, edhe pse me 140 vota në rrjesht e kanë ngritur kartonin në parlament për krijimin e tij.
Por çfarë ka ndodhur vitit e fundit?
Kur SPAK-u fillojë të artikulojë akuza konkrete pas disa hetimeve, shigjetat e menjëhershme ju vërshuan për ta demoralizuar, për ta penguar në misionin e saj për të pastruar politikën nga krimi.
Socialistët dëshiruar ta përvetësojnë këtë strukturë si vullnet i pastër i tyre, ndërkohë nga pjesa tjeter e opozitës arritë jo vetëm ta sulmonin, por edhe ti vendosin epitete deri në ndërrimin e emrit zyrtar, nga SPAK, në SKAP.
Këto artikulime të përditshme publike në media e kudo ku kanë mundur, janë dëgjuar e dëgjohen me plot gojën nga Berisha, nga imitues Noka.
Dhe për më keq, për shumë kohë janë dëgjuar nga hallëmadhi Ilir Meta, i cili tashmë ndodhet i arrestuar me burg.
Përse këto “burra shteti” kanë mbajtur këtë qëndrim deri më sot ndaj SPAK-ut duke akuzuar socialistët se po përdorën prej tyre?!
Si është e vërteta?
Të gjithë tashmë e dijmë mbështetjen amerikane ndaj SPAK-ut në infrastrukturë, në logjistikë, në informacione dhe mbështetje politike dhe shtetërore.
Tentativat për ta dobësuar SPAK-un, thjeshtë kanë qënë tentativa për ta bllokuar atë, për të mbajtur statusquonë e pengmarrjes 30-vjeçare.
Çoroditja e qëllimshme e opinionit publik përmes përdorimit të parave të korrupsionit, gjithnjë ka patur qëllimin e thjeshtë: SPAK-u po përdorët për luftë politike!
Por, si mund të përdoret për luftë politike, kur në tërësinë e të arrestuarve, të hetuarve dhe të ndaluarve, pjesa më e madhe e tyre janë nga ana e socialistëve në pushtet?!
Alibia e politikës bie.
SHBA-të, e kanë theksuar qartë disa herë rëndësinë e reformës në drejtësi, për të shmangur njëkohësisht rreziqet për vendin, për rajonin dhe për vetë SHBA-të.
Ndaj politika e tyre e jashtme dhe reformat e rekomanduara e të zbatuara në vende të ndryshme edhe të rajonit tonë, kanë patur të njëjtin qëllim e objektiv. Ashtu siç kanë vepruar në Kroaci, e kudo në Ballkan, për një rajon të qetë e të sigurtë, për ti orientuar qartë këto vende drejt euroatlantizmit, e nisën betejen për çlirimin e politikës nga krimi, nga korrupsioni, nga pengmbajtja.
Shpallën Sali Berishën përson non grat-a, madje familjarisht, veç të tjerash edhe si rrezik për SHBA-të.
Amerikanët nuk bëjnë shaka, sepse ato kanë “industri” politike dhe diplomatike.
Por nga politika demode shqiptare, lufta për drejtësi është interpretuar si luftë politike, madje përsonale e familjare.
Opozitës ju dhanë shancet për të luftuar e shpëtuar më shpejt vendin. Por Lulzim Basha e shpërdoroi këtë mundësi, duke marrë valium për vete dhe PD-në.
Sidoqoftë, një gje ka dalë në dritë të diellit. Opozita nuk tregoi aspak pjekuri politike, duke u rrjeshtuar qorrazi në krah të non grat-ës, krejtësisht kundër interesave dhe qëllimit amerikan.
Aleatëve nuk ju prishet aspak punë. Reformat do bëhen. Rezultatet do arritën edhe duke humbur paksa kohë.
Humbja e kohës, ka qënë dhe është sëmundja shumë shekullore e shqiptarëve. Por, drejtësia do triumfojë. Të korruptuarit dhe kriminelët do përballën me drejtësinë dhe shpresojmë që nga 2025, të fillojë pastrimi real dhe gara e ndershme politike si në çdo vend tjetër demokratik.
Kjo siguri është SPAK-u.
Duhet falënderuar shumë e më shumë amerikanët për vendosmërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu