SPAK-u do poastrojë edhe PD-në: Grida Duma kryeministerja e ardhshme e Shqipërisë?

0

Shkruan Kreshnik Spahiu

Grida Duma ose do të jetë kandidatja e re për kryeministre e opozitës si Vjosa Osmani në Prishtinë ose do të përjashtohet si armike nga partia dhe do ketë fatin e Rudina Hajdarit, Endira Bushatit, Edith Harxhit, Jozefina Topallit, Majlinda Bregut apo qindra grave të flakura rrugëve nga Sali Berisha.

Aktualisht Opozita ka shumë frikë nga listat e hapura dhe mesa duket reforma zgjedhore nuk do e ndryshojë kurrë sistemin e listave të mbyllura sepse:

– Populli mund të votojë më shumë Grida Dumën sesa Lulzim Bashën,

– Listat fituese nuk i emëron dot kryetari Basha por i përzgjedh populli me vota,

Grida Duma sot pa dyshim është politikanja më karizmatike në gjithë trevat shqiptare.

Pasi nxorrën në pension Jozefina Topallin si rivale e padiskutueshme e Lulzim Bashës, gjykoj se askush nuk e konkuron popullaritetin e Grida Dumës e cila ndryshe nga Jozafina nuk ka vetëm simpatizantë lokalist nga krahina veriore apo nga besimi fetar.

Nuk po i hyj krahasimeve me Monika Kryemadhin, Elisa Spiropalin, Albana Vokshin, apo deputeten analfabete Majlinda bjonde nga lista Basha sepse do e banalizonoja gjithë analizën.

Çdo sondazh e nxjerr Grida Dumën politikanen më të votuar në Shqipëri dhe brenda në parti.

Nuk dihet nëse Grida Duma është “plani B” i Sali Berishës për të zëvendësuar Lulzim Bashën apo një intelektuale rebele dhe që tutela partiake po i merr frymën.

Eksperienca e PD është shumë negative në promovimin e figurave të reja dhe qytetare.

Ndryshe nga Lulzim Basha i cili ka ndërruar 12 poste pushteti në 15 vjet, Grida Duma është profili më i pakonsumuar i opozitës shqiptare sepse nuk ka pasur asnjë post të rëndësishëm.

Tentativat për ta denigruar për shkak të divorcit familjar jo vetëm dështuan por nuk ndikuan aspak në profilin e saj publik.

Kam njohur me qindra dhe mijra intelektual me ambicje dhe dëshirë për karrierë në atë parti të cilët patën hyrje apo ngritje të ndryshme por një fund të ngjashëm: “u flakën rrugëve të tradhëtuar”.

Nga 388 themeluesit e asaj partie në parlamentin e 2019 kishte mbetur vetëm 1 person dhe 387 të tjerët rrugëve pa punë.

Ai quhet Sali Berisha i cili i ka eleminuar 100% themeluesit dhe më pas edhe pasuesit e tyre.

Sali Berisha ndjek dy parime:

1- Teorinë e ndërrimit të kuajve. Pasi lodhen të vjetrit i hedh në kanal dhe i zëvendëson me të rinj,

2- Nëse dikush i kërkon një post, ai nuk ja jep kurrë sepse i prishet skema e çelsit të dyerve të pushtetit.

Lulzim Basha është i vetmi person që ka mbijetuar afro 15 vjet, dhe jo sepse është më besnik se të tjerët, por është vendosur aty për të aktruar gjoja si kryetar i PD, por edhe që ti faturohen të gjitha përgjegjësitë e dështimeve.

Në fund Berisha do e flak keq Bashën duke e kryqëzuar Lulzimin si përgjegjës të të gjitha humbjeve të opozitës.

Nuk është çudi që Berisha të ndjejë se kali Lulzim Basha është lodhur apo konsumuar aq shumë sa i ka ardh koha ta ndërrojë me Grida Dumën.

Një gjë është e sigurtë që nëse do kishte votim të lirë atëhere partia dhe Shqipëria do të votonte më shumë Grida Dumën sesa Lulzim Bashën por kjo nuk mjafton sepse vota apo buzëqeshja e Sali Berishës janë shumë më vendimtare se 4 milion vota shqiptare.

Grida është futur në një rrugë pa kthim për të qenë kryeministrja e ardhshme e Shqipërisë ose armiikja e re e partisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu